
21 Nëntor 2016 - 12:47
Njeriu që kaloi shumë ditë e net duke ndjekur fushatën e miliarderit, pritet të shpërblehet me një post në ekipin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Më i lakuar është posti i sekretarit të Shtetit, për të cilin është përfolur gjatë edhe një kritik i hapur i manjatit, Mitt Romney. Në agjendën e Trampit është dhe një takim kokë më kokë me guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie, këshilltar i ngushtë gjatë fushatës, por që u spostua nga kryesimi i ekipit të tranzicionit.
Kjo detyrë i kaloi Reince Priebus, që të dielën foli në emisionin “Meet The Press” të NBC-së për planet e Trampit në lidhje me vendosjen e një politike të veçante të regjistrimit të myslimanëve kur të marrë presidencën në muajin janar.
“Shikoni, nuk do të përjashtoj asgjë. Nuk është se do të kemi një regjistrim në bazë besimi fetar, por mendoj se ajo që do të përpiqemi të bëjmë do të jetë të shohim ata njerëz që janë të radikalizuar, sepse jo të gjithë janë të tillë. Por, ka disa individë të cilëve nuk do t`iu lejohet hyrja në këtë vend”, tha Priebusi.
Vitin e kaluar, ndërsa luftonte për nominimin e Partisë Republikane, Trampi tërhoqi një valë kritikash kur përcolli përpara kamerave idenë e një baze qeveritare të dhënash, përmes të cilës të verifikohen myslimanët në Shtetet e Bashkuara. Me mijëra amerikanë kanë shprehur “online” solidaritetin e tyre me myslimanët në mbarë vendin, që llogariten të jenë diku tek 3,3 milionë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...