Për Merkel, fushata e 2017-s si kurrë më parë

20 Nëntor 2016 - 22:15      

Tani është zyrtare: Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të kandidojë për herë të katërt për zgjedhjet e Bundestagut, 2017 për partinë e saj CDU.

Menjëherë pas përfundimit të një takimi të presidiumit të CDU-së në Berlin, Merkel tha se “kam menduar pafundësisht shumë për këtë”.

Kancelarja theksoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë.

Megjithatë Merkel paralajmëroi nga një optimizëm i madh për zgjedhjet e vitit 2017.

“Ne do të kemi të bëjmë kësaj here me kontestime nga të gjitha anët, si kurrë më parë”.

Prandaj theksoi ajo: “unë jam e gatshme për një fushatë zgjedhore që do të jetë shumë e ndryshme nga të gjitha fushatat e mëparshme”.

Merkel theksoi se ajo synon një mandat deri në vitin 2021.

Vendimin për të kandiduar, Merkeli e lidhi me sfidat me të cilat ndeshet Gjermania. Në 11 vitet e fundit kemi arritur shumë si qeveri, por "tani unë e di shumë mirë se çfarë duhet të çojmë më tej", tha ajo.

Si shembuj Merkel përmendi garantimin e sistemit të pensioneve në të ardhmen dhe digjitalizimin. "Në punën time mund të hedh në peshore përvojën time, dijen, por natyrisht edhe ide të reja", tha kancelarja Merkel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...