Vritet një komandant i lartë i IS-it në Afganistan

20 Nëntor 2016 - 13:20      

Zyrtarët afganë thonë se një komandant i lartë i grupit ekstremist Shteti Islamik është vrarë, gjatë një sulmi që dyshohet të jetë kryer nga dronët e SHBA-së në Afganistanin lindor.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar tha se Mullah Bozorg, një lider i grupit IS në Afganistan, është vrarë së bashku me shtatë luftëtarë të tjerë më 18 nëntor, transmeton rel.

Zëdhënësi Attaullah Khugyani, tha se sulmi u krye në rajonin Lagharjo të distriktit Kot.

Ai tha se armë, municion dhe mjete shpërthyese që i takonin grupit janë kapur dhe shkatërruar.

"Një komandant i Daesh është vrarë në distriktin Kot të provincës Nangarhar”, konfirmoi Ministria afgane e Mbrojtjes në një kumtesë të lëshuar më 19 nëntor, duke përdorur akronimin arab për grupin.

Militantët e IS-it ishin aktivë në Nangarhar ku kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit në dy vitet e fundit.

Grupi u shtri së fundi edhe në provincat Kunar dhe Zabul, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Grupi ekstremist gjithashtu mori përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse në Kabul, të kryera më 16 nëntor me ç’rast u vranë gjashtë persona në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Në tetor, grupi IS mori përgjegjësinë për dy sulme të ndara në objektet fetare Shiite në Kabul dhe në qytetin verior Mazar e Sharif me ç’rast u vranë një numër personash.

SHBA-ja ka shtuar sulmet ajrore ndaj militantëve të IS-it dhe luftëtarëve rivalë të al-Kaidës, në vitin e fundit.

Komandanti i forcave të SHBA-së në Afganistan gjeneral armate John Nicholson, tha në shtator se janë rreth 1300 militantë të IS-it në vend që marrin para, udhëzime dhembështetje logjistike nga liderët e IS-it në Siri dhe Irak.

Ai tha se shumica e luftëtarëve të IS-it janë ish anëtarë të talibanëve pakistanezë, një grup militant I lidhur me Al Kaidën që luftojnë kundër Islamabadit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...