Frika dhe urrejtja në Kremlinin e Putinit

20 Nëntor 2016 - 10:41      

Për shumë njerëz në Perëndim, politikat ruse janë shndërruar në sinonim me presidentin përplot fshehtësi të shtetit Vladimir Putin, i cili njihet për “zhdukjet” disajavëshe prej publikut pa asnjë arsyetim të vetëm. Mirëpo Putini nuk vepron i vetëm.

Sikurse shumica e liderëve botërorë, ai e ka një rrjet të aleatëve të fuqishëm përreth vetes – aleatë këta që edhe e mbështesin, por edhe e mashtrojnë atë, tregon libri i ri i gazetarit rus dhe aktivistit opozitar Mikhail Zygar, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.

Ky gazetar ishte më herët kryeredaktor i rrjetit informativ “Dozhd” (Shiu), një prej kanaleve të vetme të pavarura që kanë mbetur në mediat ruse. Ai ka kaluar vite të tëra duke intervistuar me dhjetëra burime përbrenda Kremlinit dhe libri i tij “Të gjithë burrat e Kremlinit” portretizon një pamje bindëse të botës së brendshme të politikave ruse, një vend ky i rrethuar me konspiracione, ku “krimi më i madh është tradhtia”.

Përçarjet rreth operacionit ushtarak në Siri; ngjarjet në Ukrainë dhe gjendja në Baltik kanë bërë që tensionet ndërkombëtare ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit të arrijnë në pikën më të lartë të pasluftës, mirëpo në vend mbështetja për Putinin mbetet e fortë ndërsa ai vetë po bëhet gati të kandidojë përsëri për president në fillim të vitit 2018. Por si arriti deri këtu? Çfarë e shtyn përpara?.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...