Trump zgjedh senatorin Jeff Sessions në krye të Departamentit të Drejtësisë

20 Nëntor 2016 - 09:14      

Washington, 20 nëntor – Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi të premten se do të emërojë senatorin Jeff Sessions në krye Departamentin e Drejtësisë.

“Është një nder i veçantë që mund të nominoj senatorin Jeff Sessions të shërbejë si prokuror i përgjithshëm i SHBA-ve”, thuhet në kumtesën e Trump.

Sessions është njëri nga senatorët e parë që publikisht mbështeti kandidaturën e Trumpit për president. Ai ka kaluar më shumë se 15 vite në Senat, ndërsa më herët ka shërbyer si prokuror i Përgjithshëm në shtetin Alabama si dhe prokuror i Shtetit.

Në një deklaratë të shkruar, ai nuk ka fshehur entuziazmin për propozimin. "Do të bëjë të pamundurën që të forcoj idealet e Departamentit”, thuhet në reagimin e tij.

Por senatori i Alabamas gjatë karrierës së tij shpesh është akuzuar për racizëm.

Kur u propozua për gjykatës federal nga ish-presidenti Ronald Reagan në vitin 1986, kolegët e tij dëshmuan se në praninë e tyre, Sessions kishte përdorur fjalë shumë përçmuese për njerëzit me ngjyrë, ndërsa një tjetër dëshmitar kishte thënë se "Sessions i tha atij se nuk ka asgjë kundër “Ku Klux Klanit, me përjashtim për përdorimin e tyre të drogës".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...