Foto: Reuters

Obama fton botën të lërë pasardhësin e tij Trump “të provojë shansin”

20 Nëntor 2016 - 08:52      

Lima, 20 nëntor – Presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri thirrje gjithë botës të shtunën nga Lima të lërë pasardhësin e tij, Donald Trump, “të provojë shansin”, pasi deklaratat e tij shokuese mbi proteksionizmin dhe NATO-n shqetësojnë aleatët e SHBA-së.

“Është shumë e rëndësishme që bota të mos japë gjykime të nxituara, por të lërë presidentin e zgjedhur amerikan “të provojë shansin”, deklaroi presidenti Obama gjatë një takimi vjetor të 21 vendeve te Azi-Paqësorit.

“Jo gjithmonë qeveriset ashtu siç bëhet fushata”, theksoi ai.

“SHBA janë vend i madh, pas çdo gare zgjedhore njerëzit bëjnë shumë pyetje”, shtoi presidenti Obma, i cili po kryen vizitën e fundit zyrtare të presidencës së tij.

“Për sa i perket Amerikës Latine nuk pres ndryshime të mëdha në politikën e administratës së re”, deklaroi ai.

Barack Obama, i cili i dorëzon stafetën miliarderit amerikan me 20 janar 2017 mbajti një fjalim entuziast në mbështetje të demokracisë, megjithëse ajo shpeshherë shfaqet “frustrues”’.

“Pas një dekade, kur kemi parë gjithnjë e më shumë vende të aplikojnë praktika demokratike, po vëmë re një kthim mbrapa”, nënvizoi ai.
Por, “në vijimësi, këto qeveri dhe këto ekonomi dështojnë”, shtoi presidenti Obama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...