“Obama mund të refuzojë të largohet nga karrigia e Presidentit”

19 Nëntor 2016 - 21:10      

Një teori konspirative ka shqetësuar qytetarët e SHBA, e cila sugjeron se Barack Obama mund të refuzojë që të mos jetë më President, transmeton koha.net.

Pra, në thelb, disa njerëz kanë bërë këtë teori duke u bazuar mbi Urdhrin Ekzekutiv 13603 të cilin Obama e ka nënshkruar në vitin 2012.

Urdhri Ekzakutiv 13603, i cili gjithashtu quhet Burimet Nacionale Mbrojtëse për Gatishmërinë e Rendit, i jep Presidentit fuqi shtesë në raste të emergjencave nacionale, transmeton koha.net.

Tani normalisht një president mund të shërbejë vetëm dy mandate në detyrë në mënyrë që t’i kufizohet pushteti, por EO 13603 mundet(sipas teorisë së komplotit mund të ndodh) që ai të sigurojë një shteg që ta zgjasë mandatin e vet.

Sipas këtij urdhri, Obama potencialisht mund të qëndrojë në zyrë nëse një emergjencë ndodh, për shembull, disa fatkeqësi natyrore, mungesa e ushqimit në kontinentin e gjerë, e në qoftë se ai e deklaron gjendjen e jashtëzakonshme.

Ligji Luftarak i jep pushtetit politik mbi ekzekutivin, në këtë rast Presidentit dhe ushtrisë, por heq pushtetin nga degët e tjera të qeverisë.
Në thelb Demokracia pezullohet dhe vendimmarrja bie vetëm te një njeri.

Për këtë, njerëzit tani janë duke u shqetësuar për shkak se Obama e ka nënshkruar EO 13603, vetëm që të mund të rrijë në Shtëpinë e Bardh.
Por kjo teori ka shumë për fat të mirë nuk mund të bëhet edhe aq lehtë realitet, pasi Presidentit i duhet arsye shumë të forta për ta bërë këtë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...