19 Nëntor 2016 - 21:07
Duke shkruar në gazetën “The Telegraph”, deputetja Suella Fernandes u shpreh se, “vetëm duke dalë nga BE-ja ne mund të bëhemi një pikë kyçe e tregtisë së lirë ndërkombëtare”.
Mes deputetëve që mbështesin qëndrimin e Fernandes janë Michael Gove, Iain Duncan Smith dhe Theresa Villier. Ndërkohë, konservatorë të vjetër po i bëjnë thirrje kryeministres May që të rrëzojë apelin për votimin e Brexit në Parlament.
Grupi prej 60 deputetësh dëshirojnë që Mbretëria e Bashkuar të tërhiqet si nga tregu i përbashkët i BE-së ashtu edhe nga sistemi doganor, që u lejon vendeve anëtare të tregtojnë produkte pa paguar tarifa dhe u imponon detyrime të përbashkëta për produktet që importohen nga jashtë bllokut.
Deputetja Fernandes deklaroi se vota e 23 qershorit pro Brexit ishte një “udhëzim për t’u bashkuar kundër prangave të BE-së dhe për të përqafuar të lirë pjesën tjetër të botës”.
“Sikurse u bë e qartë gjatë fushatës për referendumin, qëndrimi në tregun e brendshëm të BE-së, si Norvegjia, apo në sistemin doganor si Turqia, nuk është në përputhje me asnjë prej angazhimeve tona dhe do të cënojë vullnetin e elektoratit”, deklaroi Fernandes.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...