Sot është Dita Botërore e Tualetit

19 Nëntor 2016 - 08:52      

Ashtu si çdo herë, edhe këtë vit më 19 nëntor, Organizata e Kombeve të Bashkuara mban Ditën Botërore të Tualetit, një ditë që shfrytëzohet për të dhënë mesazhe sensibilizuese për një higjienë sa më të mirë.

Në të gjithë globin, rreth 2.5 miliardë njerëz përdorin tualete jashtë çdo standardi dhe më shumë se 1 miliard përdorin ambientet e hapura për nevojat e tyre.

Nga 4 miliardë raste me diarre në vit, më shumë se 2 milionë përfundojnë me vdekje, shumica fëmijë. Kjo është më shumë se sa numri i vdekjeve nga AIDS-si dhe malaria së bashku.

Në Indi, ku rreth 550 milionë njerëz përdorin vendet e hapura për jashtëqitje, 45% e fëmijëve janë të prekur nga infeksione që kanë si shkak mungesën e higjienës.

Në shumicën e rasteve, mungojnë kanalizimet dhe njerëzit vuajnë për ujë të pastër, jo vetëm për higjienë, por edhe për të pirë.

Sipas studimeve të vetë organizmave të OKB-së, thuhet se mungesa e tualeteve dhe marrja e sëmundjeve të ndryshme nga ky shkak bënë që shumica e fëmijëve indianë të mos zhvillohen fizikisht dhe të mbesin shumë të shkurtër.

“Njerëzit atje nuk përdorin ndonjë formë tualeti, ata shkojnë nëpër fusha, nëpër gropa ose nëpër hekurudha”, tha Thorsten Kiefer, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Wash United”, një OJQ gjermane që ka si synim që të përmirësojë këtë fenomen.

Gjithashtu edhe në Afrikën sub-Sahariane, ekspertët e OKB-së vlerësojnë se një e katërta e popullsisë përdor vendet e hapura për procesin e jashtëqitjes, kryesisht në zonat rurale.

Urbanizimi rriti qasjen në tualetet moderne, por rritja e numrit të popullsisë solli edhe shtimin e sëmundjeve që transmetohen e merren nga tualetet, kryesisht publike.

Në këtë ditë, OKB-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë ndërmarrë fushata për zbutjen sadopak të fenomenit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...