18 Nëntor 2016 - 15:37
Obama ka bërë fushatë të vrullshme për Hillary Clinton gjatë kampanjës presidenciale dhe në mënyrë të përsëritshme republikanin Trump e ka quajtur fanatik e ksenofob.
Por kur Trump fitoi zgjedhjet me një përmbysje tronditëse, Obama ende kishte disa fjalë ngushëlluese për t’iu thënë bijave të tij.
“Ajo çfarë u kam thënë unë atyre është se njerëzit janë të komplikuar”, ka thënë Obama për New Yorker, transmeton koha.net.
“Shoqëritë dhe kulturat janë shumë të komplikuara. ..Kjo nuk është matematikore, kjo është biologji e kimi. Ato janë organizma të gjalla, dhe kjo është e çrregullt. Dhe detyra juaj si qytetarë dhe qenie të mira njerëzore është që vazhdimisht të afirmoni dhe të çoheni e të luftoni për trajtimin e njerëzve me dashuri, respekt e mirëkuptim” ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...