SHBA dhe Ukraina e kundërshtojnë propozimin rus për nazizmin

18 Nëntor 2016 - 14:51      

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar Ukrainës në votimin kundër një rezolute të Kombeve të Bashkuara, me të cilën dënohej idealizimi i nazizmit, duke cituar shqetësime për lirinë e të shprehurit dhe duke thënë se kjo masë ishte sponzorizuar nga Rusia, si sulm politik kundër Ukrainës.

Megjithatë, rezoluta me emrin “Luftimi i idealizimit të nazizmit, neo-nazizmit dhe praktikave të tjera që kontribuojnë në nxitjen e formave bashkëkohëse të nazizmit, diskriminimit racial, ksenofobisë dhe jotolerancës së ndërlidhur”, është miratuar mbrëmë në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, me 131 vota për dhe 3 kundër.

“Ne i dënojmë pa rezerva të gjitha format e jotolerancës religjioze dhe etnike ose urrejtjen, si në vend ashtu edhe në gjithë botën”, tha zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, Stefanie Amadeo.

“Megjithatë, për shkak të shtrirjes tepër të ngushtë të rezolutës dhe natyrës së saj politizuese dhe për shkak se ajo bën thirrje për kufizim të lirisë së shprehjes fundamentale, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mbështesin atë”, tha Amadeo.

Sipas saj, “rekomandimet e kësaj rezolute për kufizimin e lirisë së shprehjes, lirisë së bashkimit dhe të drejtën për tubim paqësor, janë në kundërshtim me parimet që i përmbanë Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut dhe ajo duhet të kundërshtohet”.

Për dallim nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e komiteteve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk konsiderohen juridikisht të obligueshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...