Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë në Lituani

18 Nëntor 2016 - 13:31      

Pol Muller, bashkëpunëtor i administratës së Barack Obamës dhe George Bushit të Ri, pohon se Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë në Lituani pas ndërhyrjes së “njerëzve të Putinit”.

Lituania paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të testojë NATO-n në javët para betimit të Donald Trump si President i SHBA. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius tha se kishte shumë frikë nga zona e Baltikut, po ashtu siç kishte nga qyteti sirian i Alepos.

Transicioni i Donald Trump në pushtet nuk shihet askund tjetër me aq vëmendje sa në vendet balltike. Lituania beson se pikëpamja tejet negative që ka për qëllimet ruse justifikohet nga gjeografia dhe historia e saj. Në intervistën e tij për BBC, kryediplimati lituanez Linkevicius nuk mund të ishte më i qartë.

"Rusia nuk është një superfuqi, por është një superproblem. Ka rrezik që Putin ta shfrytëzojë periudhën e tranzicionit në SHBA për të testuar gatrishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore. Adminsitrata e re amerikane merr detyrën në fund të janarit dhe kam frikë jo vetëm për rajonin tonë, por le të shpresojnë që Alepo të jetë ende aty kur kjo të ndodhë”, deklaroi Linkevicius.

Dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, tashmë Lituania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Në kryeqytetin Vilnius, një pikturë murale e Trump dhe Putin në një përqafim pasionant shfaq qartë pikëpamjet e një pjese të njerëzve atje. Megjithëse qeveria lituaneze e shpreh pikëpamjen e saj në terma shumë më diplomatike, ajo ndan të njëjtin shqetësim se Trump dhe Putin janë shumë afër për të fjetur mbi dafina.

Vendet balltike druhen se SHBA do ta shohë Rusinë si një partner dhe nuk do të ndajë pikëpamjen e Evropës lindore se Moska paraqet një kërcënim ushtarak. Rusia nga ana tjetër ngul këmbë se nuk përbën asnjë kërcënim dhe pretendon se tensionet rajonale po rriten nga NATO, që po zgjerohet në lindje dhe po dërgon forcat e pajimet e saj ushtarake drejt kufirit rus.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...