Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi i një cisterne me karburant në Mozambik

18 Nëntor 2016 - 11:22      

Të paktën 73 persona kanë vdekur nga shpërthimi i një kamioni cisternë në Mozambik. Në një deklaratë të qeverisë thuhet se njerëzit ishin duke u përpjekur për të marrë karburant nga kamioni, kur ajo shpërtheu në fshatin Caphiridzange në provincën Tete, pranë kufirit me Malawin, transmeton koha.net.

Më shumë se 100 të tjerë janë lënduar, disa prej tyre janë në gjendje kritike. Drejtori i ministrisë së informacionit, Joao Manasi, tha se është gjithashtu e mundur që automjeti është rrëzuar në një pritë nga banorët. Ai po ashtu njoftoi për nisjen e një hetimi.

Mozambiku është një nga vendet më të varfra në botë, me më shumë se gjysmën e popullsisë prej 24 milionë banorëve, që jeton nën kufirin e varfërisë. E fitoi pavarësinë nga Portugalia në vitin 1975, por ende vuan nga pasojat e një lufte civile 16-vjeçare, që përfundoi në vitin 1992.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...