Sërish gjenden armë në Beograd, të humbura nga një depo ushtarake

17 Nëntor 2016 - 19:21      

70 pistoleta gjysmë-automatike CZ-99 9 mm, 5 pushkë automatike M-70 7.62 mm dhe dy arka me municione 7.62 mm dhe 9 mm janë gjetur sot në Beograd.

Siç njofton Ministria e Brendshme e Serbisë, armët ishin shpallur të humbura nga një depo ushtarake të Beogradit, transmeton Ksp.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Forcave të Armatosura serbe, kanë ngritur komisione për të përcaktuar shkakun e ngjarjes emergjente. Ministria urdhëroi kontrolle emergjente në të gjitha depot ushtarake ku ruhen armët.

Sipas mediave serbe, armët e humbura janë gjetur gjatë një kontrolli rutinë.

Të kujtojmë se më parë janë gjetur armë të fshehura pranë shtëpisë së prindërve të kryeministrit serb dhe në një veturë në Beograd, dyshohet se përmes atyre armeve tentohej të kryhej atentat ndaj kryeministrit serb.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...