Foto Ilustrim

Emra të njohur botërorë do të marrin medaljet e fundit të Lirisë nga Obama

17 Nëntor 2016 - 17:14      

Në një prej akteve të fundit si president, lideri në largim i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama përzgjodhi figura të rëndësishme të sportit, filantropisë, aktivizmit, biznesit e botës së kinemasë, mes 21 personave që u dekoruan me Medaljen presidenciale të Lirisë, nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti në largim do të nderojë me medalje, rokerin Bruse Springsteen, këngëtaren e muzikës ‘Soul’, Diana Ross, ish-kampionin e basketbollistët Michael Jordan dhe Kareem Abdul-Jabbar, aktoret Tom Hanks, Robert Redfort, Robert de Niro e disa të tjerë, gjatë një ceremonie që do të mbahet në 22 nëntor në Shtëpinë e Bardhë.

Medaljet i akordohen çdo vit njerëzve që kanë dhënë kontribute të rëndësishme për sigurinë apo interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, për paqen apo kulturën. Mes të përzgjedhurve të këtij viti përfshihen gjithashtu edhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melind, që vlerësohen për përpjekjet filantropike.

Në të kaluarën, medaljen e kanë marrë kantautorit Bod Dilan, regjisori Stiven Spilberg dhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeline Albright. Obama do të lërë postin në 20 janar pas 8 vitesh në pushtet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...