Vuçiq s’e ka parë kurrë Obamën, pret kontakte të mira me Guilianon

17 Nëntor 2016 - 15:20      

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se do të ketë kontakte të mira me Rudy Guilianon, i cili po përmendet si Sekretar i ardhshëm i Shtetit në kabinetin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump,transmeton Koha.net.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me marrëdhëniet e tij me Guilianon, Vuçiq ka thënë se po shkruhet çdo gjë, madje po shkruhet se edhe ka paguar për ta parë presidentin aktual të SHBA-së Barack Obamën, ndërsa ka përkujtuar se Obamën s’e ka parë kurrë dhe asnjëherë nuk ka paguar gjë për këtë punë.

“Te ne secili mund të shpikë çfarë t’i bjerë ndër mend” citon Blic të ketë thënë Vuçiq duke pyetur se “ç’ të bëhet tani që pranohet se Vuçiq është i mirë me dikë ose që gënjehet se nuk njoh askënd nga administrata e re e SHBA-së“.

Vuçiq ka përkujtuar se Guiliano ka qenë lideri i parë i rëndësishëm botëror që e ka përkrahur projektin “Beogradi në ujë” dhe ka shtuar se këto gjëra janë të rëndësishme e jo ku e ka dërguar Guilinaon kur ai ka qenë në Beograd.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...