17 Nëntor 2016 - 13:59
Të paktën 40 protestues janë përleshur me agjentët e sigurisë dhe kanë arritur të zaptojnë podiumin, ku kanë kërkuar rikthimin e regjimit ushtarak, që qeverisi Brazilin nga viti 1964 në 1985.
Demonstruesit kanë kaluar agjentët dhe kanë thyer një derë prej xhami për të hyrë në dhomën e Parlamentit, ku kanë bërtitur “duam gjeneralët, duam gjeneralët” dhe kanë kënduar himnin kombëtar.
Policisë i janë dashur tre orë për të rrethuar protestuesit, të cilët më pas janë arrestuar të gjithë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Më vonë gjatë ditës, zëdhënësi i presidentit Michel Temer, Alexandre Parola e cilësoi protestën një “fyerje” dhe tha se zhvillimi i saj “shkeli të gjitha normat e bashkëjetesës demokratike”.
“Kjo është diçka shqetësuese që duhet të shërbejë si një paralajmërim. Po kthehemi në epokën e ekstremistëve”, komentoi ndërkohë deputeti Betinho Gomes.
Besimi publik në institucionet në Brazil është gërryer kohët e fundit për shkak të skandalit të korrupsionit masiv ku ishte përfshirë edhe ish-presidentja Dilma Rousseff.
Në Rio de Janeiro ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj punonjësve të sektorit publik, që manifestonin kundër shkurtimeve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...