Ushtarët turq të NATO-s aplikojnë për azil në Gjermani

17 Nëntor 2016 - 11:11      

Mannheim, 17 nëntor – Ushtarë turq, të dislokuar në bazën ajrore të NATO-s në Ramstein, Gjermani, kanë aplikuar për azil në atë vend, njoftoi kreu i administratës lokale.

Paul Junker, kreu i autoritetit të qarkut në Kaiserslautern, shtoi se “anëtarët e familjes së ushtarëve kanë dorëzuar kërkesat për azil”, pa dhënë detaje se sa raste janë marrë nga autoritetet dhe cilat janë shkaqet e kërkesave të tyre.

Dhjetëra mijëra nëpunës civilë dhe të policisë janë spastruar pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, me më shumë se 35 000 persona nën arrest.

Ushtria ka qenë nën një shqyrtim të veçantë që kur një fraksion u shkëput në një përpjekje të grushtit të shtetit më 15 korrik.

“Nga rreth 500 trupa të dislokuar në bazën e NATO-s në Ramstein, në Gjermaninë Perëndimore, 30 prej tyre janë turq”, sipas një zëdhënësi për aleancën ushtarake.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...