17 Nëntor 2016 - 10:38
Këtë vendim e mbështetën 262 deputetë, 149 ishin kundër, ndërsa 19 abstenuan. Ulja e moshës për të shkuar në pension ka qenë premtimi kryesor parazgjedhor i partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia (PiS).
“Doemos duhej të përmbushnim premtimin tonë. Zgjidhëm problemin e polakëve të zakonshëm, e jo të elitave”, u tha deputetëve kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo.
Ajo theksoi se Polonia posedon mjete të mjaftueshme për të financuar shkuarjen e hershme në pension të qytetarëve të vet.
Megjithatë, ekspertët ekonomikë dhe opozita në vend kritikojnë këtë masë si të shtrenjtë, duke pohuar se është kundër trendit evropian të rritjes së moshës për pension duke marrë parasysh plakjen gjithnjë e më të madhe të kontinentit të vjetër.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...