17 Nëntor 2016 - 09:35
Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq.
Aktivistët thanë se së paku 32 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë në Alepo gjatë dy ditëve të fundit, transmeton REL. Ndërsa sipas raportimeve të AA në Alepo nga sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe të Rusisë – janë vrarë 61 civilë, përfshirë gra e fëmijë.
Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pauze trijavëshe të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.
Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012: pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...