Burgim të përjetshëm policit egjiptian që vrau një person për një filxhan çaj

16 Nëntor 2016 - 15:28      

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me burgim të përjetshëm një polic i cili e kishte vrarë një person për shkak të çmimit të çajit, një dënim ky i rrallë për dhunën policore në një vend për të cilin aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se ka kulturë të pandëshkueshmërisë, raporton Reuters.

Polici që u dënua të mërkurën kishte qëlluar tre persona në një lagje të Kajros pas një mosmarrëveshjeje për çmimin e një gote çaji, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke shkaktuar trazira. Dënimi, i dhënë pasi ai ishte shpallur fajtor për vrasje, mund të apelohet. Dënimet me burgim të përjetshëm në Egjipt zakonisht shkojnë deri në 25 vjet, transmeton Koha.net.

Aktivistët thonë se brutaliteti policor është përhapur me të madhe në Egjipt, i mundësuar nga kultura e pandëshkueshmërisë. Ministria e Brendshme thotë se abuzimet janë të izoluara dhe incidentet janë duke u hetuar.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...