
16 Nëntor 2016 - 11:04
Nimrudi, 32 kilometra larg qytetit të Mosulit, është rrafshuar thuajse krejtësisht. BBC ishte ndër televizionet e para që dëshmoi katastrofën.
Artefaktet, ndërtesat, skulpturat dhe mbishkrimet antike nuk janë më. Autoritetet irakiane të trashëgimisë thonë se dëmi i shkaktuar është i pallogaritshëm.
Pas qershorit të 2014, kur mori nën kontroll këtë zonë, ISIS publikoi vazhdimisht në internet video nga hedhja në erë dhe shkatërrimi me varre i dhjetëra monumenteve historike, përfshirë këtu edhe një tempull që ishte më i larti i trashëguar nga antikiteti. Nimrud është themeluar para 3300 vite, shkruan kosovapress.
Në lashtësi njihej si Kalhu dhe ishte kryeqytet i Perandorisë Asiriane. Zona antike, para se të rrënohej nga ISIS-it, kapte një sipërfaqe prej 3.5 kilometra/katrorë.
Kombet e Bashkuara e kanë listuar në “krime lufte” shkatërrimin e Nimrudit dhe deklarojnë se ISIS-i ishte i vendosur në misionin për të shkatërruar gjithë trashëgiminë e hershme të irakianëve. Nga vetë militantët, e gjithë kultura paraislamike konsiderohet herezi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...