16 Nëntor 2016 - 10:53
Por edhe pse gjithnjë e më shumë shtete po lejojnë përdorimin e kanabisit, zbatimi i ligjeve në lidhje me marihuanën është i vështirë dhe sipas ligjit federal, rritja, apo zotërimi i saj është i ndaluar.
Në Arkansas, votuesit ishin të qartë në zgjedhjen e tyre: ata mendojnë se marihuana mund të kenë një ndikim pozitiv tek njerëzit me probleme shëndetësore. Por tani zyrtarët e këtij shteti duhet të përcaktojnë shpejt se si do të shitet droga që ishte e paligjshme vetëm një javë më parë.
“Ka shumë rregulla dhe shumë pyetje të cilave na duhet t’i përgjigjemi si, a kanë disa njerëz përparësi? Si i trajtojnë punëdhënësit këto pyetje? Si mund të aplikojnë punonjësit e shtetit? Po shtrohen shumë pyetje, dhe ne tani duhet të punojmë për gjetjen e përgjigjeve” tha Jake Bleed, i Departamentit të Financave dhe Administrimit të shtetit Arkansas.
Marihuana mjekësore është duke u përdorur kryesisht si një mënyrë për të luftuar dhimbjet kronike të shkaktuara nga sëmundje si glaukoma, dhe për të lehtësuar efektet anësore të kimioterapisë.
Por edhe pse shumë shtete kanë miratuar ligje të tilla, qeveria federale ende thotë se është e paligjshme që marihuana të shitet, rritet, ose të përdoret...
“Administrata e presidentit Obama i dha të drejtën të përjashtohen nga zbatimi i ligjit federal shteteve që kanë miratuar një akt për legalizimin e përdorimit të marihuanës. Por si do ta trajtojë administrata e presidentit Trump këtë? Nuk e dimë ende se kush do të jetë prokurori i përgjithshëm dhe se si do ta trajtojë ai këtë çështje” tha guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson.
Ndërkohë, në shtete si Teksasi ku marihuana është ende e paligjshme, përkrahësit e legalizimit i kërkojnë ligjvënësve të konsiderojnë ndryshime...Mes tyre janë veteranët e ushtrisë të cilët thonë se kanabisi mund të lehtësojë simptomat e stresit post-traumatik ...
I duhet gjetur përgjigja shumë pyetjeve, por është e qartë se në shtetet ku marihuana është legalizuar, ka pasur përfitime të mëdha për ekonominë, kështu që mundet që një numër më i madh shtetet do të konsiderojnë legalizimin e marihuanës në të ardhmen.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...