16 Nëntor 2016 - 10:26
“Eitan Naeh u emërua nga një komision qeveritar”, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Emmanuel Nahshon.
Naeh, aktualisht kreu i misionit të përbashkët në ambasadën në Londër, do të bëhet ambasadori i parë i Izraelit në Ankara prej krizës në Mavi Marmara, në vitin 2010, ndërsa forcat speciale izraelite kishin goditur një anije që po drejtohej në Gaza, duke shkaktuar vdekjen e 10 aktivistëve turq që ndodheshin në bord.
Pas gjashtë vite të një ftohje diplomatike ku ambasadorët e dy vendeve u tërhoqën nga postet, të dy palët ranë dakord në qershor për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve pas nisjes së bisedimeve sekrete në disa vende të treta.
Pas marrëveshjes, Izraeli pranoi të paguajë 20 milionë dollarë dëmshpërblim në formë ndjese për sulmet duke lejuar ndihmën turke për të arritur në Gaza nëpërmjet portit izraelit të Ashdodit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...