Serbët zgjedhin Titon liderin më të mirë, Millosheviqin më të keqin

16 Nëntor 2016 - 09:37      

Qytetarëve të Serbisë iu është ofruar një listë me gjashtë emra dhe nga kjo listë, ata kanë thënë se lideri më i mirë ka qenë Josip Broz Tito, ndërsa pas tij ka dalë të jetë Aleksandër Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur në një hulumtim të kryer nga qendra për hulumtime “Demostat”, hulumtim të cilin e ka parë e përditshmja serbe “Danas”.

“Për Titon kanë votuar 32 për qind e të anketuarve, ndërsa për Vuçiqin vetëm 1 për qind më pak – 31 për qind gjithsejtë. Emri i radhës të cilin të anketuarit e vendosën në vendin e tretë ishte Zoran Gjingjiq me 11 për qind, ndërsa larg prej tij ishte Slobodan Milosheviq me tre për qind. Pas tij vijnë Boris Tadiq dhe Vojislav Koshtunica, me nga dy për qind”, shkruan “Danas”, transmeton Koha.net.

Ky pyetësor është realizuar në tetor të këtij viti me rreth 1500 anketues me intervista “ballë-për-ballë”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...