Obama paralajmëron një “lloj të vrazhdë të nacionalizmit”

15 Nëntor 2016 - 23:38      

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, paralajmëroi për rritjen e një “lloji të vrazhdë të nacionalizmit” në të ardhmen.

Ai i bëri këto komente pasi u pyet për fitoren befasuese të Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Obama foli në një konferencë për media me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, në Athinë.
“Unë besoj – pavarësisht ndonjë palë zgjedhjesh apo lëvizjesh – se duhet të mbrohemi kundër rritjes së një lloji të vrazhdë të nacionalizmit, ose identiteti etnik, os fisnor që ndërtohet rreth nocionit ‘ne’ dhe ‘ata’”, tha Obama.

“Mësimi që kam nxjerrë është se ne duhet t’i trajtojmë çështjet si: pabarazia, zhvendosja ekonomike, frikën e njerëzve për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, tha Obama.
Të mërkurën, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin në Athinë, përpara se të udhëtojë drejt Berlinit.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë për në Peru.

Është ky udhëtimi i fundit i Obamës jashtë vendit si president i SHBA-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...