15 Nëntor 2016 - 21:14
Protestuesit e krahut të majtë, janë duke u përleshur më policinë greke, e cila ka shtuar masat e sigurisë, ku rreth 5000 policë janë aktivizuar për të mbajtur nën kontroll situatën.
Policia ka përdor gaz lotsjellës dhe shufra gome kundër protestuesve, të cilët janë mjaft të dhunshëm.
Presidenti Obama është takuar me presidentin grek, Prokopis Pavlopulos dhe kryeministrin Alexis Tzipras.
Presidenti Obama e vlerësoi Greqinë një aleat të besueshëm në angazhimet e saj në NATO.
Obama është duke e zhvilluar turneun e tij të fundit si president i SHBA-ve, pasi në janar detyrën do t’ia dorëzojë republikanit Donalt Trump.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...