Obama: NATO-ja është absolutisht jetike për interesat amerikane

15 Nëntor 2016 - 17:35      

Evropa e fuqishme dhe unike është gjë e “mirë” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa NATO-ja është “absolutisht jetike” për interesat e Shteteve të Bashkuara, tha sot presidenti amerikan, Barack Obama, në fillim të turneut të tij të fundit në këtë post.

Gjatë takimit me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos sot në Athinë, Obama tha se administratat demokrate dhe republikane në Shtetet e Bashkuara, e njohin rëndësinë e NATO-s për raportet trans-atlantike.

Obama po synon t’i risigurojë aleatët se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do t’i respektojë aleancat ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, kur ta filloj presidencën më 20 janar.

Gjatë fushatës, zoti Trump tha se ndoshta do ta braktisë garantimin e mbrojtjes për shtetet e tjera anëtare të NATO-s, nëse ato nuk i shtojnë shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Nesër, Obama pritet ta mbajnë një fjalim për demokraci dhe globalizim në Athinë, para se të shkoj për vizitë në Berlin të Gjermanisë.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë për në Peru, ku merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Në Uashington kthehet më 19 nëntor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...