Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Giuliani, kandidat për sekretar të Shtetit

15 Nëntor 2016 - 16:08      

Ndërsa presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, po punon për të zgjedhur pjesëtarët e administratës së tij, burime që kanë njohje me situatën thonë se ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, është një kandidat kryesor për postin e sekretarit të shtetit.

Zoti Giuliani ka përvojë si prokuror federal, por nuk ka përvojë në politikën e jashtme, që ka qenë karakteristikë e paraardhësve të tij.

Rudi Giuliani ka qenë një mbështetës i zjarrtë i fushatës së zotit Trump dhe që të dy kanë njohje të hershme. Një tjetër kandidat për të cilin flitet se po merret në shqyrtim është John Bolton, ish ambasador në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, zoti Trump emëroi në postin e rëndësishëm të shefit të kabinetit, kryetarin e Partisë Republikane Reince Priebus, post ky që zakonisht është përqëndruar në hartimin e axhendës së presidentit.

Megjithatë, zgjedhja e Stepen Bannon si strateg kryesor i presidentit, ka shkaktuar kritika nga grupe të të drejtave, demokratët dhe republikanët. Zoti Bannon shihet si nacionalist i bardhë dhe para se t’i bashkohej fushatës së zotit Trump ai drejtonte faqen elektronike të ekstremit të djathtë “Breitbart”.

Duke i dalë në mbrojtje zotit Bannon, manaxheria e fushatës Kellyanne Conway e quajti atë një “takticien briliant” duke theksuar se zoti Bannon kishte sherbyer në marinën amerikane dhe kishte një dilpomë nga Universiteti i Harvardit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...