15 Nëntor 2016 - 15:20
“Disa persona mbështesin faktin që negociatat duhet të ndërpriten. Unë kam një mendim tjetër”, deklaroi Steinmeier në një konferencë shtypi me homologun turk në Ankara, transmeton ATSH.
“Vendimi për të mësuar nëse Turqia duhet ose jo të afrohet më shumë me Evropën nuk duhet të merret në Evropë apo në kryeqytetet evropiane, por në Turqi”, shtoi ai.
Vizita e Steinmeier, i cili do të pritet gjithashtu nga presidenti dhe kryeministri po zhvillohet ndërkohë që marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, tashmë të brishta, janë tendosur edhe më shumë pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik që u pasua nga dënime të shumta.
Steinmeier, i cili u zgjodh dje si kandidat për president të ardhshëm të Gjermanisë, theksoi se kishte shkëmbyer me homologun Mevlut Cavusoglu pikëpamje të ndryshme përsa i përket arrestimeve masive në Turqi.
“Ne kemi shqetësime të mëdha përsa i përket situatës pas përpjekjes për grusht shteti”, nënvizoi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erodgan theksoi dje se Ankaraja do të organizonte një referendum për procesin e anëtarësimit në BE nëse asnjë vendim nuk do të merrej nga Brukseli deri në fund të vitit për vazhdimin e negociatave.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...