Gazetat gjermane solidarizohen me gazetën e opozitës turke “Cumhuriyet”

15 Nëntor 2016 - 15:05      

Rreth 40 gazeta gjermane publikuan sot një editorial të gazetarëve të së përditshmes opozitare turke “Cumhuriyet” me premtimin për të vijuar betejën për lirinë e medias pavarësisht arrestimeve të kolegëve të tyre.

Kjo gazetë, që doli kundër regjimit të president turk, Recep Tayyip Erdogan, përjetoi një situatë tronditëse pas arrestimit të kryetarit të bordit, Akin Atalay, kryeredaktorit Murat Sabuncu dhe tetë kolegë të tjerë në bazë të akuzave për lidhje me rebelët kurdë të PKK-së dhe imamin Fethullah Gülen. Ky i fundit, siç transmeton ATSH, është shpallur nga Ankaraja si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Në tekstin e publikuar nga 37 organe të medias gjermane, kryesisht të titujve më të rëndësishëm si Die Welt, Die Zeit dhe Süddeutsche Zeitung, redaksia e Cumhuriyet vë në dukje se ne, shtetasit e këtij vendi kemi nevojë për lirinë e shprehjes, një çështje e pamohueshme për të gjithë shtetet demokratike.

“Profesioni ynë është i vështirë, presioni është i madh si dhe kërcënimi serioz. Por asgjë nuk do të na ndalë”, shkruajnë ata në një artikull të publikuar në gjermanisht dhe në turqisht. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...