
15 Nëntor 2016 - 14:54
“Ne mendojmë se një Evropë e fortë, me prosperitet dhe e bashkuar nuk është mirë vetëm për popujt e Evropës, por është mirë për botën dhe për SHBA-në”, citon ATSH deklaratën e presidentit amerikan që e dha gjatë takimit me presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, i cili e priti në pallatin presidencial.
Barack Obama, i cili do të qendrojë në Athinë deri të mërkurën, nënvizoi se ishte e drejtë në këtë udhëtim të fundit jashtë vendit të vizitonte djepin e demokracisë.
Ai nënvizoi progreset e bëra nga Greqia së fundi, në kohë ekonomike shumë të vështira.
“Ne jemi të kënaqur për progreset e realizuara, pavarësisht sfidave të rëndësishme në të ardhmen dhe synojmë të qëndrojmë krah për krah me popullin grek”, nënvizoi ai.
Obama i shprehu gjithashtu Greqisë mirënjohjen e botës për ndjenjën humanitare dhe mënyrën se si Greqia ka menaxhuar krizën e refugjatëve.
“Është e rëndësishme që të mos lëmë një vend të vetëm të mbajë barrën e këtyre sfidave”, theksoi ai.
Ai nënvizoi se marrëdhënia mes SHBA-së dhe Greqisë, brenda NATO-s, ishte shumë e rëndësishme dhe Aleanca Atlantike ishte guri i themelit për sigurinë tonë të përbashkët dhe prosperitetin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...