Foto: Reuters

Obama në Greqi nis turneun e tij përfundimtar si President

15 Nëntor 2016 - 11:46      

Presidenti Barack Obama ka arritur në Greqi në ndalesën e parë të turneut të tij përfundimtar jashtë shtetit, si president i SHBA-së.

Obama do të zhvillojë biseda me presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Tsipras gjatë ditës së marte.

Më 16 nëntor, ai do të mbajë një fjalim për demokracinë dhe globalizmin përpara se të udhëtojë për në Berlin, transmeton rel.

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar në rrugët e Athinës gjatë dy ditëve të vizitës, ndërkohë që rrugët kryesore janë mbyllur dhe tubimet publike janë ndaluar në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Grupet majtiste dhe anarkiste kanë planifikuar protesta gjatë vizitës së Obamës në Greqi, e para e një presidenti amerikan që prej asaj të Bill Clintonit në vitin 1999.

Udhëtimi i Clintonit u shënua me demonstrata të dhunshme.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtojë në Peru për një samit ekonomik të Azisë përpara se të kthehet në Washington më 19 nëntor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...