Foto: Reuters

Kroacia s’i pranon migrantët, kthehen me tren në Beograd

15 Nëntor 2016 - 10:59      

Grupi i migrantëve nga Afganistani dhe Pakistani u kthye nga Shidi në Beograd me tren, të martën në mëngjes, meqë nuk arriti një ditë më parë të hynte në Kroaci, ka deklaruar Komesariati për refugjatë.

“Migrantët u kthyen sot në mëngjes në Beograd dhe Komesariati si deri më tani ju ofron strehim në ndonjërën nga qendrat pranuese të cilat ata, si deri më sot, i kanë refuzuar”, tha ndihmëskomisioneri për refugjatë, Ivan Gerginov, për agjencinë serbe të lajmeve Beta, transmeton rel.

Grupi prej 130 personash, kryesisht meshkuj të rinj, provoi të thyente barrikadën e policisë në kufirin e Serbisë me Kroacinë dhe përmes një fushe të hyjë në Kroaci, por nuk arriti ta bënte këtë.

Migrantët më herët më këmbë kanë arritur në Shid nga Beogradi, ku kanë kaluar natën në stacionin e trenit.

Migrantët përplasen me policinë serbe

Një grup i migrantëve është përplasur me policinë e Serbisë në përpjekje për të hyrë në Kroaci në rrugën drejt Evropës perëndimore.

Rreth 100 migrantë thyen kordonin e policisë dhe u përpoqën që të hyjnë në Kroaci duke e kaluar fushën, por u ndaluan nga forcat e policisë nga të dyja shtetet, që i rrethuan në zonën neutrale, thanë dëshmitarët.

Migrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, ecën rreth 125 kilometra në autostradë, gjatë dy ditëve të kaluara, nga kryeqyteti serb Beograd duke arritur në kufi më 13 nëntor.

Ata thanë se nuk duan të kthehen në qendrat e pranimit në Serbi, duke u ankuar për kushtet e jetesës dhe kërkuan lëvizje të lirë drejt Evropës Perëndimore.

Ministri i brendshëm kroat, Vllaho Orepiq, tha se Kroacia nuk do të lejojë hyrjen ilegale të migrantëve.

Ministri serb i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, tha se vendi nuk do të lejojë që migrantët të bllokojnë autostradën dhe vendkalimin kufitar për të kaluar në “një vend tjetër që nuk i dëshiron”.

Sipas Agjencisë për refugjatë të OKB-së, rreth 6400 migrantë nga vendet si Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani janë regjistruar në Serbi. Por organizatat joqeveritare lokale thonë se numri arrin deri në 10 mijë veta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...