Foto: Reuters

Imponimi i Erdoganit për zgjerim të pushtetit presidencial rrit tensionet në Turqi

15 Nëntor 2016 - 10:55      

Imponimi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan drejt një referendumi për zgjerimin e pushteteve shoqërohet me një shtypje të ashpër të opozitës që rrit polarizimin brenda vendit dhe tensionet me Evropën, sipas analistëve.

Pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik, autoritetet turke ndërmorën një sërë dënimesh që, duke tejkaluar gjuetinë e puçistëve të dyshuar, kanë goditur javën e kaluar partinë kryesore prokurde në vend, bashkëdrejtuesit e të cilës janë burgosur, dhe të përditshmen e opozitës “Cumhuriyet”.

Shenjë e degradimit të marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Brukselit, kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu dënoi dje hipokrizinë e presidentit të Parlamentit evropian, Martin Schulz, i cili u shpreh i alarmuar për arrestimin e deputetëve prokurdë të akuzuar nga Ankaraja për lidhjet me rebelët separatistë të PKK-së.

Për disa analistë, qeveria turke ka forcuar luftën kundër rebelëve kurdë për të fituar mbështetësit e të djathtës nacionaliste, mbështetja e të cilëve në Parlament është shumë e nevojshme për të thirrur një referendum për një reformë të Kushtetutës për të vendosur sistemin presidencial që Erdogan kërkon.

“Pas grushtit të shtetit të munguar, qeveria ka kaluar në ndërveprim dhe një referendum popullor mund të mbahet në pranverë të vitit 2017”, theksojnë vëzhguesit.

Partia për Veprim Kombëtar (MHP) theksoi se do të mbështeste qasjen e qeverisë nëse ndjeshmëritë e saj respektohen. MHP-ja duartrokiti arrestimin e deputetëve prokurdë si dhe liderin e tyre Devlet Bahçeli duke e përshëndetur me një antifrazë ” Ne nuk jemi në zi”.

Asnjë dyshim për Soner Cagaptay, nga qendra e reflektimit “Washington Institute for Near East Policy” i cili thotë se “negociatat me MHP shtyjnë presidentin Erdogan për të miratuar një qendrim shumë të ashpër përballë opozitës prokurde dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Partia Demokratike e Popullit (HDP, prokurde), bashkëdrejtuesit e të cilës, Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag dhe disa deputetë u arrestuan për aktivitete terroriste, theksoi se po paguan kundërshtimin e ashpër ndaj presidentializimit të regjimit.

“Ne nuk kemi ndaluar Erdogan në rrugën drejt sistemit presidencial”, theksoi një prej zëvendëspresidentëve të HDP-së, Hisyar Ozsoy.

“HDP-ja është pengesa kryesore dhe do të eliminohet”, theksoi ai.

Arrestimi i deputetëve të HDP-së ka shkaktuar një valë manifestimesh në mbarë vendin.

Zyrtarët turq theksojnë se është urgjente legalizimi i situatës që është vendosur “de facto” në Turqi. Erdogan, funksioni i të cilit është teorikisht honorifik, është burri i hekurt i vendit.

Sipas, Abdulkadir Selvi, një gazetar turk, qeveria synon të thërrasë një referendum në muajin prill ose maj për reformën, që parashikon transferimin e pushteteve ekzekutive nga kryeministri tek presidenti dhe sinkronizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative.

Me këtë reformë, përfundon Cagaptay, Erdogan do të kurorëzohet në krye të shtetit, qeverisë dhe partisë në pushtet.

Në një raport të Komisionit Evropian publikuar të mërkurën, BE-ja kritikon një rikthim pas të Turqisë mbi kriteret e anëtarësimit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shtypit dhe shtetit të së drejtës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...