Foto: Reuters

Obama siguron: Trump do të ruaj angazhimin ndaj NATO-s

14 Nëntor 2016 - 23:45      

Barack Obama siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbeten “fuqia e domosdoshme” e botës dhe se Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ia ka bërë të qartë se do ta ruajë angazhimin ndaj NATO-s.

“Në bisedat që kam pasur me Presidentin e zgjedhur ai ka shprehur interes të madh në ruajtjen e marrëdhënieve tona kryesore strategjike. Një prej mesazheve që unë do të mund t’i përcjell liderëve botërore është angazhimi i tij ndaj NATO-s dhe aleancës transatlantike”, u shpreh Obama, transmeton Tch.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se ka shumë mekanizma diplomatike, ushtarake e humanitare të pushtetit të SHBA-së që e bëjnë Amerikën të nevojshme për globin, dhe ky status, sipas tij, nuk do të ndryshojë.

“Nuk ka asnjë dobësim të vullnetit kur vjen fjala tek ruajtja e një marrëdhënieje të fortë e te vendosur me NATO-n”, shtoi Presidenti në ikje i SHBA-së.

Obama iu drejtua reporterëve përpara se të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nisur udhëtimin e jashtë kufijve në cilësinë e Presidentit, udhëtim i cili do ta çojë në Greqi, Gjermani e Peru.

Shumë prej vartësve të tij dhe liberalë anembanë vendit ende e kanë të vështirë të besojnë se karrigen e tij do ta zërë Donald Trump, karakteri shpërthyes i të cilit dhe retorikat e thyerjes se tabuve e bëjnë një figure thellësisht kontrastuese me presidentin aktual. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...