
14 Nëntor 2016 - 21:26
Siç raporton AP, Donald Trump në këtë mënyrë pretendon të sjellë në këtë mënyrë diversitet në ekipin tij, transmeton kp.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara mendon se Ambasadori i ri Amerikan në OKB do të jetë Richard Grenell dhe ai mund të bëhet i pari person homoseksual që përfaqëson politikën amerikane jashtë vendit. Grenell më parë ka shërbyer si zëdhënës amerikan në OKB gjatë administratës së ish-presidentit George W. Bush.
Trump mendon që në krye të republikanëve të sjell Ronna Romney McDaniel, që është mbesa e kritikut të Trumpit dhe të nominuarit presidencial më 2012, Mitt Romney, dhe në rast se ajo zgjidhet do të ishte gruaja e parë që udhëheq Partinë Republikane.
Këto veprime shihen si përpjekje të Trumpit për të zbutur qëndrimet e ashpra kundër tij nga komunitetet e ndryshme, që po protestojnë që nga dita kur është bërë e ditur fitorja e tij, pasi besohet se gratë kanë qenë mbështetëset kryesore të kandidates demokrate Hillary Clinton, kurse gjatë fushatës, ai ka pasur edhe akuza kundër grupeve të ndryshme të shoqërisë amerikane.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...