
14 Nëntor 2016 - 19:53
Tre aeroplanë Mig29 u ngritën nga aeroplanmbajtësja e epokës sovjetike dhe fluturuan në drejtim të Sirisë, por një prej tyre u kthye pas dhe u përpoq të kthehej në bordin e saj, transmeton tch.
Mediat raportojnë se aeroplani u detyrua të kthehej për shkak të një defekti teknik dhe u përplas në Mesdhe ndërsa piloti po përpiqej ta ulte në aeroplanmbajtëse.
Zyrtarë rusë raportuan se piloti u katapultua nga aeroplani në avari dhe pasi u shpëtua, u verifikua që nuk kishte asnjë dëmtim. Flota ruse i kërkoi të gjitha mjeteve lundruese në zonë që të qëndrojnë të paktën 5 milje detare larg vendit të rrëzimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e përplasjes.
Lajmi për rrëzimin e aeroplanit rus vjen ndërsa Moska po përgatit bombardierët me rreze të gjatë veprimi Tu95 dhe Tu160 për sulmet e ardhshme në Siri.
Ekspertët thonë se humbja e një aeroplani luftarak, ndërsa nuk përbën asnjë problem material për Rusinë, është mjaft e sikletshme për debutimin e aeroplanmbajtëses së saj të vetme në luftën e Sirisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...