14 Nëntor 2016 - 18:48
Fluturaket me dronë janë përdorur për të vëzhguar rrënojat e pallateve dhe tempujve të Nimrudit, që u shkatërruan nga militantët e IS-it, pasi hynë në pjesën veriore të Irakut më 2014.
Trupat irakiane po kontrollojnë gjithashtu edhe për mina dhe bomba në rrënoja të asaj që ka mbetur nga kryeqyteti i dikur Perandorisë antike të Lindjes së Mesme.
Ekstremistët e IS-it thanë se shumica e vendeve historike të Nimrudit janë idolatri.
Ata shkatërruan ndërtesat antike, statujat dhe dekorimet duke përdorur buldozerë, mjete shpërthyese dhe sëpata.
Kombet e Bashkuara thanë se shkatërrimet ishin krime lufte.
Zyrtarët irakianë thonë se nuk do të ketë mundësi të përcaktohet nëse thesari historik i Nimrudit mund të ruhet deri sa rajoni të përkufizohet si i sigurt për arkeologët që të punojnë atje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...