Varshava: Evropa ka probleme më të mëdha se fitorja e Donald Trump

14 Nëntor 2016 - 13:53      

Bashkimi Evropian ka probleme më të mëdha se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale, deklaroi kreu i diplomacisë polake, Witold Waszczykowski, pas një takimi me homologët në Bruksel.

Polonia i bashkohet gjithashtu vendeve si Hungaria dhe Britania e Madhe, që ky takim i thirrur nga shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini ishte i parakohshëm pasi politika e jashtme e Trumpit nuk është përcaktuar ende.

“Kam thënë, gjatë këtij takimi, se Evropa ka shumë probleme, por jo me Amerikën”, theksoi kreu i diplomacisë polake, deklaratat e të cilit u publikuan nga stacionet e televizioneve polake.

“Edhe pse ne nuk e shohim Donald Trumpin si një engjëll, ai nuk është “një fëmijë me probleme” që do kërkonte marrëdhënie të veçanta”, shtoi ai.

Witold Waszczykowski citoi problemet e Bashkimit Evropian si zona euro dhe monedha e përbashkët, institucionet, dalja e parashikuar e Britanisë së Madhe nga BE, konfliktet ekzistuese të fqinjësisë mes Rusisë dhe Ukrainës, në Siri, në Libi dhe të ardhmen e partneritetit lindor.

“Këto janë problemet për të cilat ne duhet të shqetësohemi dhe jo zgjedhjet në SHBA, vend me demokraci solide”, konfirmoi ai.

“Shqetësimi i veçantë i manifestuar nga BE përsa i përket marrëdhënieve me SHBA-në është pak i ekzagjeruar”, nënvizoi Waszczykowski.

Disa ministra refuzuan ftesën e shefes së diplomacisë evropiane, Mogherini, si britaniku, Boris Johnson, i cili nuk e pa të nevojshëm këtë takim dhe francezi, Jean-Marc Ayrault, për arsye të axhendës.

Ky i fundi kërkon çdramatizimin e situatës së krijuar nga triumfi i Trump. “Të ndalojmë së foluri për tronditje. A nuk është rasti për Evropën të reagojë pozitivisht?, theksoi ai për radion franceze “Europe 1”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...