Foto: Reuters

Turi i fundit i Obamës në Evropën e shqetësuar nga “efekti Trump”

14 Nëntor 2016 - 09:49      

New York, 14 nëntor – Barack Obama do të niset sot nga Uashingtoni për një udhëtim të fundit në Evropë që do të ndërmarrë në Greqi dhe në Gjermani në përpjekje për të vënë ekuilibrat dhe mbështetur aleatët e tij nga efekti tronditës i zgjedhjes së Donald Trump, si pasuesi i tij.

Një paradoks mizor, presidenti amerikan në ikje që denoncoi me forcë në fushatë rrezikun e presidencësTrump, duhet të miratojë në emër të një tranzicioni të zbutur, mënyrat e atij që siguron homologët evropianë të shqetësuar në lidhje me të ardhmen e demokracisë amerikane.

“Qëllimi i udhëtimit është të sigurojë mbarë botën duke shpjeguar se SHBA-ja kishte përjetuar një fushatë të vështirë zgjedhore por që tashmë gjithçka kishte kaluar. Përveç kësaj të gjithë kemi një skenar të ndryshëm” u shpreh Heather Conley, i “Center for Strategic and International Studies”.

As ekzekutivi, as dy partitë e mëdha, as media nuk e kishin parashikuar. Favoritja kryesore në sondazhe, demokratja Hillary Clinton humbi përballë Donald Trump, rishtas në politikë për të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fushatës, miliarderi populist vuri në pikëpyetje stabilitetin apo funksionimin e aleancave të vjetra, në plan të parë atë të NATOs-s, marrëveshjen globale të Parisit për klimën apo të negociatave bërthamore me Iranin. Qëndrimi i tij kundrejt presidentit rus Vladimir Putin, ku ai ngre lart cilësitë e këtij të fundit, janë fakte shqetësuese në Evropë.

Përtej pikëpyetjeve të shumta që konturojnë të ardhmen e politikës së jashtme amerikane, një numër i konsiderueshëm i vendeve të BE-së pyesin gjithashtu në lidhje me efektin rikoshet të fitores së bujshme të shtatëdhjetëvjeçarit.

“Ata janë shumë të shqetësuar pasi të njëjtat forca populiste dhe nacionaliste, qoftë mbi çështjen e imigracionit apo të tregtisë së lirë kanë një ndikim politik mjaft të fortë në Evropë”, theksoi Heather Conley, që vë në kujtesë zgjedhjet e ardhshme, në plan të parë presidencialet franceze në pranverë të 2017.

Të martën ai do të mbërrijë në Greqi ku pritet të kryejë vizitën e tij të parë. Barack Obama do të takohet me presidentin Prokopis Pavlopoulos dhe kryeministrin Alexis Cipras, në mënyrë të veçantë për të shprehur mirënjohje për “zemërgjerësinë e spikatur” të qeverisë dhe popullit grek kundrejt refugjatëve dhe migrantëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...