Assange merret sot në pyetje nën akuzat për përdhunim

14 Nëntor 2016 - 09:47      

Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, do të merret sot në pyetje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, në lidhje me akuzat për përdhunim, të ngritura në Suedi.

Prokurorë nga Suedia dhe nga Ekuadori, së bashku me një inspektor të policisë suedeze, do të bisedojnë me Assange.

Assange, shtetas australian, ka refuzuar të udhëtojë në Suedi për t’u marrë në pyetje, nga frika se do të ekstradohet në SHBA, ku kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete në ueb-faqen WikiLeaks.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër qysh më 2012.

Ai thotë se akuzat për përdhunim, që datojnë nga viti 2010, janë të motivuara politikisht. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...