Trump do t’i mbajë premtimet për murin me Meksikën dhe dëbimin e tre milionë njerëzve

13 Nëntor 2016 - 17:37      

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump në intervistën e parë pasi fitoi zgjedhjet presidenciale ka thënë se do të mbajë premtimin për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën dhe largimin e imigrantëve ilegalë kriminelë.

Duke folur për “CBS”, Trump ka thënë se në disa pjesë të caktuara për mur do të krijojë gardh.

“Për disa pjesë të caktuara, muri është më i përshtatshëm. Jam shumë i mirë në këtë, quhet konstruktim, dhe në disa pjesë mund të jetë gardh”, ka thënë Trump, transmeton koha.net.

Gjatë fushatës së tij ndaj demokrates Hillary Clinton, Trumpi ka përsëritur vazhdimisht se do të detyrojë Meksikën të paguajë për murin, pjesë e planit të tij për të siguruar kufijtë dhe për të forcuar ligjin e imigracionit.

Trump ka folur edhe për premtimin e tij për largimin e imigrantëve duke thënë se do të largojë deri në tre milionë “kriminelë”.

“Ne do të largojmë njerëzit që janë kriminelë dhe që kanë të kaluar kriminale, anëtarë të bandave, narkotrafikantët ndoshta dy milionë – mund të jetë tre – do t’i largojmë nga shteti”, ka thënë ai.

Trump fitoi bindshëm zgjedhjet e 8 nëntorit, edhe pse humbi në votë popullore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...