
13 Nëntor 2016 - 15:44
Kjo dridhje e fuqishme toke shkaktoi edhe një cunami, ndërsa ministria e Mbrojtjes Civile dhe e Menaxhimit të Emergjencave e Zelandës së Re ka paralajmëruar banorët se valë deri në 2 metra mund ta godasin bregdetin lindor të vendit brenda dy orësh, raporton Reuters.
Anna Kaiser, sizmologe në “GNS Science”, tha se deri më tani është regjistruar një valë me lartësi deri në 1 metër në rajonin e Canterburyt verior të Ishullit Jugor, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, Geonet, instituti i Zelandës së Re për matjet e tërmeteve, ka ndryshuar magnitudën e tërmetit, nga 6.6 sa kishte thënë në fillim, në 7.5 ballë të Rihterit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...