Foto: Getty Images

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Zelandën e Re

13 Nëntor 2016 - 13:04      

Zelanda e Re është goditur nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 7.4 ballë të Rihterit.

Epiqendra e tij ishte rreth 91 km nga Christchurch, qyteti më i madh në Ishullin Jugor të vendit.

Shkalla e dëmeve dhe numri i të lënduarve mbetet i paqartë për momentin.

Raportet fillestare thonë se dridhjet janë dëgjuar deri në Auckland.

“Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt pas tërmetit të sotëm. Mbrojtja civile është duke monitoruar ndikimin e dridhjes”, ka shkruar në Twitter Jon Key, kryeministri i vendit, raporton BBC.

Banorët e tmerruar të Zelandës së Re kanë nisur të postojnë fotografi të shtëpive të tyre të shkatërruara nga tërmeti, transmeton Koha.net.

Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes Civile ka thënë se nuk pritet të ketë cunami.

Një tërmet i vitit 2011 në Christchurch la të vdekur 185 persona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...