Foto: Reuters

Protestat anti-Trump, Turqia paralajmëron qytetarët të mos udhëtojnë në SHBA

12 Nëntor 2016 - 21:36      

Turqia i ka paralajmëruar të shtunën qytetarët e saj që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA si pasojë e protestave, siç thotë ministria e Jashtme turke, të dhunshme kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

“Përbrenda kontekstit të rreziqeve të shkaktuara nga incidentet dhe nga tensioni social, qytetarët tanë që jetojnë në SHBA, apo që planifikojnë të udhëtojnë atje, duhet të jenë të kujdesshëm”, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Turqisë, raporton Reuters.

Demonstruesit kanë planifikuar që të mblidhen sërish të shtunën nëpër qytete të ndryshme në mbarë Amerikën për të protestuar kundër Trumpit, zgjedhja e së cilit thonë se paraqet rrezik ndaj të drejtave të tyre civile dhe njerëzore, një ditë pasi një protestues u qëllua me armë zjarri në Portland, Oregon, transmeton Koha.net.

Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit freskoi paralajmërimin e saj mbi Turqinë, duke urdhëruar të gjithë anëtarët e familjeve të punëtorëve të konsullatës në Stamboll që të largohen nga vendi, duke iu referuar kërcënimeve ndaj qytetarëve amerikanë.

Kohës së fundit ka pasur tensione të shtuara në mes dy të aleatëve të NATO-s pas thirrjeve të vazhdueshme të Turqisë për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen, i cili është duke qëndruar në SHBA, të cilin Ankaraja e fajëson për puçin e dështuar ushtarak të muajit korrik.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...