Foto: Reuters

Clinton fajëson FBI-në për humbjen ndaj Trumpit

12 Nëntor 2016 - 21:24      

Hillary Clinton ka fajësuar drejtorin e FBI-së, James Comey, për humbjen e saj befasuese në zgjedhjet presidenciale të së martës gjatë një bisede me financuesit e saj kryesorë të fushatës, kanë thënë dy pjesëmarrës të kësaj bisede.

Clinton ishte parashikuar si favorite në pothuajse të gjitha sondazhet kombëtare publike me opinionin. Por, zgjedhjet i fitoi republikani Donald Trump, duke tronditur shumë qytetarë amerikanë në mbarë vendin e që ka nxitur protesta në shumë shtete, transmeton Koha.net.

Clinton nuk ka pasur paraqitje të shumta që nga humbja e saj, përpos fjalimit të saj ku e pranoi humbjen të mërkurën në mëngjes.

Në bisedën e saj telefonike të së shtunës me përkrahësit e saj, Clinton tha se kampi i saj kishte mbledhur 900 milionë dollarë nga mbi 3 milionë donatorë individualë, gjithnjë sipas dy pjesëmarrësve në këtë bisedë të përbashkët telefonike që kanë biseduar me Reutersin.

Clinton tha se Comey ka qenë fajtor i humbjes së saj pasi kishte vendosur që t’i dërgonte një letër Kongresit vetëm pak ditë para zgjedhjeve përmes së cilës ai thoshte se do të riniste hetimet në rastin e keqmenaxhimit të informatave konfidenciale kur kishte përdorur emailin e saj privat gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit nga 2009 deri më 2012.

Comey, vetëm një javë më pas tha se kishte rishikuar të gjithë emailat dhe kishte vazhduar të besonte se ajo nuk do duhej ndjekur penalisht, por se dëmi politik veçse ishte bërë, transmeton Koha.net.

Clinton u tha donatorëve se Trump diti të shfrytëzonte mirë deklaratat e Comeyt për të sulmuar atë, thonë pjesëmarrësit e bisedës telefonike.

Ndonëse letra e dytë e pastronte atë nga keqbërja, Clinton tha se kjo i bëri përkrahësit e Trumpit të besojnë se sistemi ishte manipuluar në favor të saj dhe i motivoi ata për t’u mobilizuar në ditën e zgjedhjeve.

Asnjë prej zëdhënësve të Clintonit nuk ishin në dispozicion për të komentuar këto deklarata.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...