Foto: Reuters

Abbas: Së shpejti shpallim vrasësit e Arafatit, të gjithë do tmerrohen

11 Nëntor 2016 - 16:12      

“Së afërmi do të shpallim vrasësit dhe të gjithë do të tmerrohen”, deklaroi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në lidhje me vdekjen e dyshimtë të Arafatit...

A kanë baza pretendimet rreth vrasjes me helmim të liderit legjendar të Palestinës, Yasser Arafat?

“Së afërmi do të shpallim vrasësit dhe të gjithë do të tmerrohen”, deklaroi presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në lidhje me vdekjen e dyshimtë të Arafatit.

Mahmoud Abbas mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore me rastin e 12-vjetorit të vdekjes së Yasser Arafatit, organizoi të premten në Ramallah nga Lëvizja Fatah.

“Nëse më pyesni mua, unë e di shumë mirë se kush është vrasësi i tij. Por dëshmia ime nuk mjafton për zbulimin e identitetit të kriminelit. Komisioni hetimor duhet të konstatojnë të gjitha detajet. Do të njoftojmë sa më parë të jetë e mundur se kush janë vrasësit dhe autorët e krimit, ndërkohë që të gjithë do të tmerroheni”, u shpreh presidenti palestinez.

Ish-kreu i shtetit palestinez dhe lideri legjendar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Yasser Arafat, u sëmur në selinë e tij në Ramallah dhe më 11 nëntor 2004 u nda nga jeta në Spitalin Ushtarak “Percy” të Parisit, ku ishte transferuar për kurim, në rrethana ende të dyshimta.

Më pas u hodhën pretendime se vdekja e Arafatit kishte ardhur si pasojë e një lënde radioaktive toksike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...