Beogradi pret të vizitohet nga Trump

11 Nëntor 2016 - 14:18      

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar se presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Trump së shpejti do t’ia dërgojë ftesën për ta vizituar Beogradin, transmeton Koha.net.

Medie serbe njoftojnë se Nikoliq ka thënë se e pret realizimin e kësaj vizite ashtu siç pret nga Trump “ndryshimin e politikës së vendit të tij, mu siç kishte premtuar gjatë fushatës dhe trajtimin e Serbisë njësoj me shtetet e rajonit”.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se menjëherë do të fillojë aktivitetin për t’u realizuar kjo vizitë, natyrisht, tash për tash, vetëm e dëshiruar nga Beogradi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...