Trump vendbanimet izraelite në Palestinë s’i sheh pengesë për paqe

11 Nëntor 2016 - 10:47      

Presidenti i ri amerikan i zgjedhur Donald Trump, vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze nuk i sheh si pengesë për paqe dhe nuk do t’i dënojë aktivitetet që bashkësia ndërkombëtare i ka gjykuara ilegale, ka thënë këshilltari i tij Jason Greenblatt, transmeton Koha.net.

"Zoti Trump nuk i sheh vendbanimet pengesë për paqe”, citon ALJAZEERA të ketë thënë Greenblatt për Radion e Ushtrisë izraelite.

"Dy palët duhet të vendosin si të merren me rajonin, por sigurisht që nuk është qëndrim i Trumpit që aktivitetet lidhur me vendbanimet duhet dënuar dhe se ato janë pengesë për paqe. Vendbanimet nuk janë pengesë për paqe", ka thënë ai
Agjenci të huaja më herët kanë njoftuar se Trump kishte thënë se Greenblatt mund të jetë këshilltar i tij për Izraelin.
Ky lajm, siç thotë Haaretz, vjen bashkë me ftesën e kryeministrit izraelit që të rindërtohen vendbanime të reja.

Ai ka thënë: “Duhet të mendojmë si do të vazhdojmë tani kur administrata në Washington, administrata e Trumpit dhe këshilltarët e tij flasin se nuk ka vend për shtetin palestinez "
Bashkësia ndërkombëtare e sidomos Kombet e Bashkuara, e kanë dënuar e kanë dënuar dhe e kanë kritikuar pushtetin izraelit për vazhdimin e ndërtimit të kolonive izraelite në tokën e pushtuar palestineze.

Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor në vitin 1967.
Bashkëjetesa e 400 mijë izraelitëve me 2,5 milionë palestinezë është me shumë konflikte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...